Deputeti i LVV, Egzon Azemi, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka thënë se shpreson që ta shohë sa më shpejt në burg kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Sipas tij, intervistimi i Përparim Ramës nga Prokuroria Speciale lidhur me projektin “Arkitekti i Qytetit” është i vonuar.

”Shpresoj e besoj që sa më parë të përfundojë në burg z. Rama”, ka thënë Azemi në Frontal.

Sipas Azemit, Rama i ka shkaktuar dëm buxhetit të Komunës së Prishtinës.