**Resul Sinani zbulon detaje mbi surprizat në Big Brother VIP Kosova sonte**

Gazetari dhe moderatori Resul Sinani do të jetë opinionist në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova”.

Gjatë emisionit ‘Kosova Today’ në Klan Kosova, ai dha detaje lidhur me zhvillimet që priten të ndodhin sonte në shtëpinë më të famshme.

“Surprizat nisën mbrëmë dhe do të vazhdojnë sonte gjatë gjithë spektaklit. Ajo që mund të them është se kemi një kast banorësh të mrekullueshëm,” – theksoi Sinani.