Barcelona në alarm, rrezikon të përsërisë “makthin” e Enriques pas një dekade
Barcelona ndodhet para një sfide vendimtare këtë të shtunë mbrëma, teksa pret Deportivo Alavesin në La Liga. Një humbje e mundshme do ta zhytej sërish skuadrën në një skenar makthi, një ndjesi që tifozët katalunas do të donin ta harronin.
Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick synon të stabilizojë situatën pikërisht në këtë përballje me Alavesin. Rëndësia e ndeshjes theksohet edhe nga fakti se ajo zhvillohet në “Camp Nou”, në kuadër të xhiros së 11-të të La Ligës.
Pas një nisjeje fantastike të sezonit, me 11 fitore në të gjitha garat, Barcelona ka pësuar dy humbje radhazi. Fillimisht, Paris Saint-Germaini e mposhti 4-2 në xhiron e tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Më pas, Real Madridi triumfoi 2-1 në “El Clasico”, në kuadër të xhiros së 10-të të kampionatit spanjoll.
Një disfatë e tretë radhazi, këtë herë ndaj Alavesit, do të shënonte një precedent negativ për Barcelonën: do të ishte hera e parë që klubi katalunas pëson tri humbje në ndeshje zyrtare brenda një sezoni, që nga edicioni 2015/16, kur skuadra drejtohej nga Luis Enrique.
Periudha kritike nën drejtimin e Luis Enrique-s ndodhi mes 9 dhe 17 prillit të vitit 2016. Rënia nisi me humbjen 1-0 në transfertë ndaj Real Sociedadit, në kuadër të xhiros së 32-të të La Ligës. Më pas, Atletico Madridi goditi, duke fituar 2-0 në shtëpi në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, gjë që eliminoi Barcelonën nga gara (pasi katalunasit kishin humbur 2-1 në ndeshjen e parë). Kolapsin e plotë e vulosi Valencia, e cila e mposhti Barcelonën 2-1 në “Camp Nou”, në kuadër të xhiros së 33-të të kampionatit spanjoll.
