Barcelona 5:0 Alavés
Barcelona vazhdon spektaklin në “Camp Nou”, ndërsa Lamine Yamal realizon golin e tij të dytë personal në këtë përballje të La Ligës!
Në minutën e 64-t, talenti spanjoll pranon një pasim të bukur brenda zonës, krijon hapësirën e nevojshme dhe me një goditje të saktë e dërgon topin në këndin e poshtëm të djathtë të portës.
Megjithatë, gjyqtari Adrián Cordero sinjalizon rishikimin e aksionit përmes VAR-it, duke lënë përkohësisht në pritje festën e katalanasve.
🚨 Lamine Yamal makes it five
🇪🇸 Barcelona 5-0 Alavés
https://t.co/iQqAzKHuAK
— Goals Xtra (@GoalsXtra) October 31, 2026
Në minutën e 66-të, pas kontrollit të VAR-it, gjyqtari konfirmon golin!
Yamal shpërthen në festë, ndërsa Barcelona thellon epërsinë në 5:0 ndaj Alavésit.
Me dy gola të Raphinhas, dy të Lamine Yamalit dhe një të Fermín Lópezit, skuadra e Hansi Flickut po zhvillon një ndeshje të jashtëzakonshme./GazetaExpress/
Barcelona 5:0 Alavés – Katalanasit po dhurojnë spektakël në La Liga!
