Arlinda shkëlqen si “vampiri më i mirë” në festën e Halloween-it të BBVK 5
Banorja Arlinda ka tërhequr vëmendjen me transformimin e saj për festën e Halloween-it në “Big Brother VIP Kosova 5”, duke zgjedhur një paraqitje të veçantë që nuk kaloi pa komente. E veshur dhe e grimuar në stilin e një vampiri, ajo jo vetëm u bë qendra e vëmendjes, por edhe shprehu me humor ambicien e saj: “Dua të bëhem vampiri më i mirë.”
Përveç pamjes së saj tërheqëse, Arlinda theksoi edhe kuptimin historik të festës. “Është një festë pagane… Përpara se të kishim fe, ne ishim paganë,” u shpreh ajo, duke hapur një diskutim rreth origjinës së kësaj ngjarjeje.
Vendimin se kush do të ishte pjesë e festës së Halloween-it për mbrëmjen e sotme në BBVK 5, e patën në dorë tre banorët e nominuar: Anjeza, Dioni dhe Zoja. Secili prej tyre bëri zgjedhjet e veta:
* Anjeza ftoi Rronin dhe Antonetën.
* Dioni ftoi Lumin dhe Likin (Arlindën).
* Zoja ftoi Akilin dhe Jonën.
Festa pritet të nisë së shpejti, duke premtuar argëtim dhe momente të veçanta për banorët e shtëpisë.
