Plaçkitje e rëndë në Suharekë: Persona të panjohur hyjnë në pesë shtëpi të vëllezërve, vodhin ar, motor-sharra dhe pistoletë
Një rast i rëndë plaçkitjeje ka ndodhur në fshatin Budakovë të Suharekës, ku persona të panjohur dyshohet se kanë depërtuar me forcë në pesë shtëpi, të cilat u përkasin pesë vëllezërve të një familjeje. Ngjarja është raportuar nga Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, incidenti ka ndodhur më 28 tetor, rreth orës 01:00 të mëngjesit. Nga shtëpitë e vëllezërve janë vjedhur stoli ari, dy motor-sharra dhe një pistoletë me leje përkatëse, duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.
Policia e Kosovës ka theksuar se njësitë relevante policore janë duke hetuar intensivisht rastin për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
“Vjedhje e rëndë/Budakovë, Suharekë/ 28.10.2026 – 01:00. Dyshohet se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në pesë shtëpitë e pesë viktimave, vëllezër, ku dyshohet se janë vjedhur stoli ari, dy motor-sharra dhe një pistoletë me leje përkatëse. Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin,” thuhet në njoftimin e Policisë.
