Reprezentuesi shqiptar Ernest Muçi po kalon një sezon fantastik tek klubi i tij Trabzonspori!

Në ndeshjen që po zhvillohet ndaj Gaziantepit, shënoi gol dhe asist për bashkëlojtarin Savic për golin e epërsisë.

Paraqitjet e tij dhe statistikat në çdo ndeshje e dëshmojnë më së miri performancën e tij spektakolare që po kalon këtë sezon.

Futbollisti shqiptar po kontribon me gola, asistime dhe kontribut të drejtpërdrejtë në lojën e ekipit.

Në edicionin 2026/27 të Superligës turke, Muçi ka regjistruar tashmë 3 gola, 6 asistime, 7 kontribute direkt në gola, 8 ndeshje si titullar dhe me mbi 590 minuta të luajtura!

Trabzonspori eshte vetëm pak pikë larg kreut dhe vazhdon të mbetet pretendent serioz për titull!/IndeksOnline/