FC Thun ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme në ndeshjen ndaj Lausanne, e vlefshme për javën e 12-të në Superligën e Zvicrës.

Mysafirët ishin duke humbur 4:1, deri në minutën e 62’të, shkruan Indeksonline

Por, më pas ndodhi kthesa më e çmendur e javës.

Fillimisht për 4:2 shënoi Labeau në minutën e 70’të. Më pas për 4:3, Braschi shënoi në minutën e 81’të. Rezultatin e barazoi Soë (autogol) në minutën e 86’të.

Kur u mendua se kjo ndeshje do të mbyllet me rezultatin e barabartë, në skenë doli Labeau, që shënoi golin për 4:5 në fundin e takimit.

Thun me këtë fitore shkon në kuotën e 13 pikëve në pozitën e 9-të./Indeksonline/