Ka përfunduar me barazim ndeshja e xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës, mes Dukagjinit dhe Gjilanit.
Ndeshja e luajtur në Klinë përfundoi 1-1, me Gjilanin që barazoi në minutat e fundit të ndeshjes.
Ishte Dukagjini që doli i pari në epërsi ndaj Gjilanit në stadiumin “18 Qershori”, me golin e Iljasa Zulfiut në minutën e 29-të të ndeshjes.
Pjesa e parë përfundoi 1-0 në të mirë të Dukagjinit.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit dhe me klinasit që ishin afër fitores së madhe, në skenë doli kapiteni i Gjilanit.
Armend Thaqi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 93-të, për të marrë një pikë për Gjilanin.
Me këtë pikë, Gjilani shkon në kuotën e 19 pikëve në vendin e pestë, një vend më lart se Dukagjini që i ka 18 pikë.
