Rita Ora shfaqet me një pamje krejtësisht të veçantë për festën e Halloween-it
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me një fotografi të re.
Në imazhin e publikuar, këngëtarja shfaqet me një grim shumë të veçantë dhe artistik, ku bien në sy detaje blu rreth syve, një hundë e kuqe dhe buzë të theksuara po ashtu me ngjyrë të kuqe.
Kjo zgjedhje kreative dëshmon edhe një herë guximin e saj për të eksperimentuar me stilin dhe pamjen.
Pamja e re ka ngjallur interes tek fansat, të cilët kanë rastin ta shohin Ritën në një version të pazakontë, larg paraqitjeve të saj të zakonshme.
(Burimi: Indeksonline)
