Kryebashkiaku Rama ironizon sërish me Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me punimet në kryeqytet: “Fillimisht renderi, pastaj bageri dhe tash projekti”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar disa fotografi, duke i cilësuar ato si “punime në kryeqytet”.

Në këtë postim, ai ka shfrytëzuar rastin për të ironizuar edhe me Lëvizjen Vetëvendosje, duke iu referuar frazave të caktuara të kryeministrit Albin Kurti, të shprehura më parë.

“Fillimisht RENDERI! Tani BAGERI! Dhe tash PROJEKTI Po e dini ju! NTM”, ka shkruar Rama në postimin e tij.