**Tragjedia në Demiraj: Nesër varrosen 27-vjeçari dhe foshnja, babai i të riut në paraburgim**
Një ngjarje tragjike ka tronditur fshatin Demiraj të Gjilanit, ku u gjetën pa shenja jete një 27-vjeçar dhe foshnja e tij tremuajshe. Varrimi i dy viktimave, Adonis Demiri dhe vajzës së tij, Dolora Demiri, do të mbahet nesër, pasdite.
Për këtë krim të rëndë, si i dyshuar është arrestuar babai i të riut, 65-vjeçari Brahim Demiri, të cilit sot iu caktua masa e paraburgimit. Dyshohet se Demiri e ka privuar nga jeta të birin e tij pas një konflikti fizik që ndodhi të dielën. Po ashtu, në rrethana ende të paqarta, u gjet pa shenja jete edhe mbesa e tij, foshnja tremuajshe.
Familjarët kanë bërë të ditur se ceremonia e varrimit të të ndjerëve do të mbahet nesër, më 3 nëntor 2026, në varrezat e fshatit Demiraj, pas faljes së namazit të ikindisë.
Institucionet përkatëse vazhdojnë të ofrojnë detaje të reja rreth rastit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie janë në vazhdim.
