Policia e Kosovës bën të ditur se janë ekstraduar tre të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar, gjatë ditës së sotme nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimit bëhet fjalë për dy shtetas maqedonas E.A dhe F.B. Kjo pasi që të dy ishin në kërkim me urdhër-arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, për shkak të përfshirjes në vepra të ndara penale, njëri për trafikimit me narkotik, ndërsa tjetri për vrasje.

Po të njëjtën ditë, është ekstraduar nga Franca për në Kosovë, shtetasi i Kosovës R.S.,  pasi që i njëjti kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës,  i përfshirë në vepra penale: dhunim, ngacmim seksual dhe paraqitje e rreme si zyrtar.

Ekstradimet u realizuan falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shteteve partnere.