Një 24-vjeçar shqiptar, Abdulla Canaj, është raportuar i zhdukur në Montorio al Vomano, në provincën e Teramos në Itali.
Për të riun nuk ka asnjë informacion që nga pasditja e djeshme, kur ai është larguar vullnetarisht nga banesa rreth orës 15:00 dhe nuk është kthyer më. Zhdukjen e tij e ka denoncuar vëllai në polici.
Në kërkim janë angazhuar zjarrfikësit, karabinierët, Policia Lokale dhe ekipet e Mbrojtjes Civile, raportojnë mediat në Itali, transmeton IndeksOnline.
Canaj është i gjatë rreth 165 centimetra, peshon 65 kilogramë, ka sy të kaltër, flokë të shkurtër të zinj, mustaqe të holla dhe një tatuazh në pjesën e pasme të qafës.
Në momentin e largimit kishte veshur një bluzë të bardhë me kapuç, një kapelë të kuqe, pantallona ushtarake dhe atlete.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me autoritetet. /IndeksOnline/
