Ish-këshilltari i Thaçit: Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, drastik dhe politik

Me rastin e gjashtëvjetorit të arrestimit dhe transferimit në Hagë të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorëve të tij, ish-këshilltari Ismail Syla ka komentuar procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Syla deklaroi se procesin gjyqësor e përjeton me dhimbje të thellë, duke e cilësuar atë si fyes dhe duke shprehur pakënaqësi për mënyrën e zhvillimit të tij. Ai theksoi se katër ish-krerët e UÇK-së po përballen me një proces që, sipas tij, ka karakter politik dhe bazohet në formulime juridike të papranueshme.

“Unë ende besoj se katër liderët që janë në Hagë u gjykuan me një gjykim vërtet drastik, sepse ata u dënuan në mënyrë paradoksale nga një gjykatë plotësisht politike dhe me një formulim juridik të tmerrshëm siç është ndërmarrja e përbashkët kriminale”, u shpreh Syla për KlanKosova.tv. Ai shtoi se pjesa më tragjike e këtij procesi është fakti se ish-krerët e UÇK-së morën përgjegjësi për veprime që, sipas tij, nuk u vërtetuan.