Pritshmëritë për një fytyrë të re në stolin e Manchester United këtë fundjavë kanë rënë poshtë, pasi skuadra ende drejtohet nga Michael Carrick.

Pas fitores mbresëlënëse ndaj Romës në Champions League gjatë mesjavës, anglezi ka konfirmuar pozicionin e tij, ndërkohë që kampionati po i afrohet pushimit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve. ​

Sipas burimeve të mediave britanike, drejtuesit e klubit kishin shënjestruar Didier Deschamps për të marrë frenat e “Djajve të Kuq”.

Francezi, i cili aktualisht është i lirë pas largimit nga stoli i kombëtares franceze, ka refuzuar megjithatë mundësinë e kalimit në Premier League, duke ia lënë sërish detyrën Carrick. ​

Ndërkohë, vetë Carrick ka zgjedhur të mos i japë hapësirë spekulimeve rreth të ardhmes së tij afatgjatë, duke preferuar të fokusohet te sfida e radhës ndaj Aston Villas.

​“Nuk kam një top kristali për të ditur se çfarë do të ndodhë më pas. Ne po përgatitemi për ndeshjen e radhës këtë fundjavë. Kemi një ndeshje vërtet të rëndësishme këtu kundër Aston Villa, për të cilën duhet të përgatitemi siç duhet”, u shpreh ai. /IndeksOnline/