**Vinicius Jr. rikthehet në fushë pas përfundimit të pezullimit**

Ylli brazilian i Real Madridit, Vinicius Junior, është gati të rikthehet në fushë për skuadrën e tij, pasi ka përfunduar zyrtarisht pezullimi i tij prej katër ndeshjesh në La Liga. Kështu raporton Indeks Online.

Sulmuesi kyç i “Los Blancos” e ka lënë pas periudhën e mungesës dhe pritet të jetë një element thelbësor në sfidën e radhës të skuadrës.

Rikthimi i tij pritet të bëhet në ndeshjen kundër Celta Vigos, e vlefshme për javën e 13-të të La Ligës. Takimi do të zhvillohet më 21 nëntor, duke filluar nga ora 21:00, në stadiumin “Santiago Bernabéu”.