**Përleshje mes çiftit në Podujevë, Policia i shoqëron në stacion**

Një çift është shoqëruar në stacionin policor në Podujevë, pasi janë përfshirë në një përleshje fizike mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, si pasojë e një mosmarrëveshjeje.

Sipas raportit të Policisë, të dy të dyshuarit kanë refuzuar të marrin trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dy janë liruar, ndërsa çështja vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt ligjore.