Vrasja e Bekim Varit: Leutrim Fejza i prangosur, seanca gjyqësore vijon
Në Gjykatën Themelore të Ferizajt ka nisur sot seanca e radhës gjyqësore ndaj Leutrim Fejzës, 27 vjeç, i cili u shoqërua i prangosur. Ai akuzohet për vrasjen e Bekim Varit.
Bekim Vari, gjithashtu 27-vjeçar dhe banues në Ferizaj, ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij më 29 janar 2025. Trupi i tij i pajetë u gjet më 5 shkurt të po atij viti, në një zonë malore në fshatin Manastirc të Ferizajt.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj Leutrim Fejzës për veprën penale të “vrasjes së rëndë”.
Sipas dosjes së Prokurorisë, i akuzuari dyshohet se e kreu krimin pas një konflikti të mëparshëm me viktimën.
Seanca e sotme pritet të jetë një vazhdim i procesit gjyqësor, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.
