Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë dhe të Parlamentit Studentor, me të cilët ka diskutuar për idetë, kërkesat dhe aspiratat e tyre.

Gjatë takimit, studentët patën mundësinë të ndajnë nga afër qëndrimet dhe propozimet e tyre lidhur me çështjet që i preokupojnë, si dhe pritshmëritë për të ardhmen.

Ministri Vitia i falënderoi studentët për vizitën, bashkëbisedimin e hapur dhe idetë e ndara, duke vlerësuar rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me gjeneratat e reja të profesionistëve shëndetësorë.