Tahiri: Populizmi dështoi në Hungari, e njëjta duhet të ndodhë në Kosovë në 2026

Viktor Orban i ka humbur zgjedhjet parlamentare në Hungari, pas 16 vitesh në pushtet. Kjo humbje e liderit hungarez ka sjellë reagime edhe në Kosovë.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka theksuar se nëse populizmi në Hungari nuk ka funksionuar më dhe i ka ardhur fundi, atëherë e njëjta duhet dhe mund të ndodhë edhe në Kosovë. Sipas Tahirit, kjo pritet të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme, të caktuara për 7 ose 14 qershor 2026.