Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini po shqyrton në parim Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore. Ministrja Saranda Bogujevci ka raportuar para anëtarëve të Komisionit, duke prezantuar rëndësinë dhe qëllimet kryesore të këtij projektligji.
Ky projektligj synon forcimin e mekanizmave institucionalë për mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë. Me anë të tij parashihet që Inspektorati të funksionojë si një agjenci ekzekutive, me kompetenca të zgjeruara për mbikëqyrjen e ndërhyrjeve në asetet e trashëgimisë kulturore dhe parandalimin e punimeve të kundërligjshme.
