**”Do t’ju vrasim ty dhe djalin tënd”: Dy persona kërcënojnë rëndë një burrë në Prishtinë**

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të rëndë kanosjeje në Prishtinë, ku një burrë është kërcënuar me vrasje nga dy persona.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 14 nëntor, rreth orës 18:14. Dy të dyshuarit dyshohet se i kanë drejtuar viktimës fjalët kërcënuese: “Do t’ju vrasim ty dhe djalin tënd”.

Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar dy të dyshuarit. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar me akuzën “Kanosje”.