**Përpjekjet dështojnë sërish: Vëllai i Jakup Krasniqit pa takim në Prishtinë**
Vëllai i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, nuk ka arritur të takohet as sot me të, pavarësisht pranisë së tij sërish në lagjen Taslixhe të Prishtinës.
Vetë vëllai bëri të ditur dje se vajza e Jakup Krasniqit i kishte kërkuar që të mos ketë asnjë takim me ish-kryeparlamentarin. Për këtë arsye, ai ka qëndruar vetëm përreth banesës, pa mundur të realizojë kontakt.
Jakup Krasniqi ndodhet në Kosovë që nga dita e djeshme, pasi i është lejuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë një vizitë familjare. Vizita raportohet se lidhet me gjendjen shëndetësore të rënduar të bashkëshortes së tij.
