Bora Zemani rikthehet në qendër të vëmendjes, postimi i saj ngjall kuriozitet

Moderatorja e njohur Bora Zemani ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut me një postim në rrjetet sociale, i cili përkon me 25-vjetorin e Top Channel dhe ngjall spekulime për rikthimin e saj.

Në “Instastory”-n e saj, Zemani ka publikuar një fotografi me mbishkrimin “25 vite Top Channel”, duke uruar kështu televizionin për këtë përvjetor të rëndësishëm.

Ky postim vjen në kohën kur po qarkullojnë zëra të fortë për një rikthim të mundshëm të moderatores në ekranin e Top Channel. Burime pranë televizionit bëjnë me dije se Bora Zemani pritet të jetë pjesë e stafit gjatë muajit janar.

Ajo raportohet të jetë pjesë e emisionit humanitar “Për Shqiptarët”, ku pritet të bashkëpunojë sërish me Elvis Naçin, një format në të cilin ka qenë e angazhuar edhe më parë.

Largimi i saj nga Top Channel ishte raportuar vetëm pak muaj më parë, ndërkohë që emri i moderatores ishte përmendur së fundmi edhe në kontekstin e drejtimit të reality show-t “Ferma VIP”.

Megjithatë, Bora nuk do të jetë e vetmja figurë që pritet të rikthehet në Top Channel gjatë janarit. Edhe Luana Vjollca raportohet të bëjë kthimin e saj në këtë televizion pas pesë vitesh mungesë.

Kështu, fillimi i vitit të ardhshëm pritet të shënojë rikthimin e dy figurave të njohura të ekranit shqiptar.