Hetuesit e krimeve ekonomike në Prishtinë, kanë intervistuar këtë të enjte (19 nëntor) Drejtorin e Inspektoratit në Prishtinë, Bekim Brestovci. I njëjti, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Intervistimin e tij nga hetuesia e ka konfirmuar avokati mbrojtës i Brestovcit, Artan Qerkini. Ky i fundit ka thënë se klienti i tij është intervistuar nën dyshim për keqpërdorim të detyrës zyrtare, shkruan Vox Kosova.

Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, Policia s’ka dhënë detaje në lidhje me rastin për të cilin Brestovci dyshohet se ka konsumuar vepër penale.