Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe reshje lokale shiu

Moti në Kosovë për ditën e sotme parashikohet të jetë kryesisht i vranët, me intervale dielli dhe mundësi për reshje të dobëta shiu në disa pjesë të vendit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), vranësirat, vende-vende, do të shoqërohen me riga shiu, ndërsa temperaturat minimale do të luhaten nga 2 deri në 6 gradë Celsius.

Temperaturat maksimale gjatë ditës pritet të arrijnë nga 13 deri në 16 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi jugperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.