Barcelona: Hansi Flick fton 16-vjeçarin Mikael Baza për t’u stërvitur me ekipin e parë

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka ftuar qendërmbrojtësin e talentuar 16-vjeçar, Mikael Baza, për të zhvilluar stërvitjen e së shtunës me ekipin e parë. Kjo ftesë vjen në prag të përballjes së skuadrës katalanase me Villarrealin dhe në një periudhë ku pritet mungesa e mbrojtësit Andreas Christensen.

Talenti i ri do t’i bashkohet seancës stërvitore të skuadrës. Baza, i cili është kushëri i mbrojtësit Jonathan Tah, iu bashkua Barcelonës nga Hamburgu gjatë afatit kalimtar të verës. Ardhja e tij në klub u mundësua pikërisht falë ndërhyrjes dhe mbështetjes së vetë trajnerit Flick.