Como e ka mposhtur Cagliarin në shtëpi, dhe është rikthyer të tri pikët në Serie A, pas humbjes nga Interi në xhiron e kaluar.
Në kuadër të javës së 12-të në Serie A, Como i bëri konak Cagliarit, të cilin e mposhti 2-0.
Në “Giuseppe Sinigaglia”, Como fitoi me golat e shënuar nga Jacobo Ramon dhe Luis Da Cunha.
Ish-lojtari i Realit, Ramon shënoi në minutën e 24-të të pjesës së parë, teksa goli i dytë erdhi në pjesën e dytë.
Francezi Da Cunha shënoi në minutën e 56-të.
Të dy golat u asistuan nga braziliani Yan Couto.
Me këtë fitore, Como shkon në kuotën e 26 pikëve në vendin e katërt, derisa Cagliari mbetet në 16 pikë.
Xhiron e ardhshme, Como e pret Juventusin në shtëpi, ndërsa Cagliari e pret Milanin./GazetaExpress/
