Deputeti Altin Krasniqi falënderon për solidaritetin pas vizitës te babai, Jakup Krasniqi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, ka falënderuar publikisht të gjithë ata që u solidarizuan me familjen e tij, pas vizitës që i bëri babait të tij, Jakup Krasniqit, i cili gjendet në paraburgim në Hagë. Ai theksoi mbështetjen e marrë në këto momente sfiduese për familjen.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Krasniqi shprehu mirënjohje të thellë, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit të shfaqur.

“Në emër të familjes, shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tonë për secilin prej jush që, në këto momente të vështira për familjen tonë, u solidarizuat me ne dhe na dhatë forcë”, ka shkruar Krasniqi.