Paris Saint-Germaini ka vazhduar serinë fantastike në Ligue 1, duke e mposhtur Nice me rezultat 3-2 në udhëtim, pas një përmbysjeje të rezultatit.

Vendasit kaluan të parët në epërsi në minutën e tetë me golin e Mohamed Amouras, por PSG-ja reagoi në pjesën e parë.

Senny Mayulu barazoi shifrat në minutën e 29-të nga penalltia, ndërsa vetëm një minutë më vonë Desire Doue shënoi për përmbysjen e rezultatit në 2-1, pas asistimit të Achraf Hakimit.

Një lajm shqetësues për parisienët ishte lëndimi i mundshëm serioz i Doue, i cili u detyrua ta ndërpriste paraqitjen pas golit të realizuar.

Fitoren e PSG-së e vulosi Ferran Torres, i cili shënoi golin e tretë në minutën e 85-të.

Nice arriti ta ngushtonte epërsinë në 3-2 në minutat shtesë me Ali Abdin, por pa mundur ta shmangte humbjen.

Kjo ishte fitorja e tetë radhazi e PSG-së në Ligue 1, me të cilën skuadra parisiene vazhdon të kryesojë kampionatin francez me pesë pikë më shumë se ndjekësit./GazetaExpress/