Kledja bën një deklaratë të papritur: “Kam ndjesi për Bejtën”
Afërsia mes Kledjës dhe Bejtës ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut, si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Kjo marrëdhënie ka ngritur pikëpyetje nëse mes tyre po lind diçka më shumë se shoqëri apo bëhet fjalë vetëm për miqësi.
Në programin kryesor të mbrëmshëm (Prime), Bejta shprehu pëlqimin për Kledjën, duke e cilësuar atë të bukur. Megjithatë, ai theksoi se ka një lidhje dashurie jashtë shtëpisë, siç transmeton Klankosova.tv.
Nga ana tjetër, Kledja, e pyetur për gjendjen e saj emocionale të vështirë ditët e fundit brenda shtëpisë, konfirmoi se Bejta ka ndikuar ndjeshëm në emocionet e saj.
Ajo u shpreh: “Mendoj që të kesh pëlqim për dikë, me kaq pak kohë, është shumë. Por kam disa ndjesi dhe disa gjëra që ndiej kur flas ose kur jemi bashkë, ndoshta mund të jenë diçka më shumë se shoqëri.”
