Vrasja e Muhamet Likës: Zbardhen bisedat e të dyshuarve Rilind dhe Rejhan
Gjatë seancës së sotme në Gjykatën Themelore në Ferizaj, janë bërë publike bisedat e përgjuara mes dy të dyshuarve kryesorë, Rilindit dhe Rejhanit, në lidhje me rastin e vrasjes së policit Muhamet Lika nga Kaçaniku.
Dëshmitar në këtë proces gjyqësor ishte Hamit Reçica, një pjesëtar i Policisë së Kosovës. Procesi gjyqësor për rastin, i cili pati jehonë të gjerë në Kosovë, duket se po shkon drejt fundit.
Gjatë seancës, Policia dhe Prokuroria prezantuan një sërë përgjimesh dhe bisedash të regjistruara, të cilat u paraqitën si prova kundër të pandehurve.
Një prej këtyre bisedave, e lexuar në gjykatë, përfshin shkëmbimin mes Rejhanit dhe Rilindit. Në të, Rejhani i drejtohet Rilindit me fjalët: “Selam Alejkum, selam alejkum. A ke marrë brumë me bukë…”.
