Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe në kuadër të fillimit të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, artistja feministe Ms. Indefinite (Saranda Sadikaj) realizoi performancën artistike feministe “Oja t’prera”, raporton Ekonomia Online.

E konceptuar si një revoltë artistike feministe në hapësirë publike, performanca ndërthur trupin, kohën dhe veprimin performativ, duke e zhvendosur gruan nga skajet në qendër të vëmendjes dhe duke ngritur pyetjen që shteti dhe shoqëria vazhdojnë ta shmangin: Kush e mat kohën e një gruaje që e paralajmëron vrasjen e saj dhe kush e llogarit vonesën?

Performanca “Oja t’prera” u bë pjesë e aktiviteteve që shënojnë 16 Ditët e Aktivizmit, një fushatë ndërkombëtare që synon ngritjen e vetëdijes dhe mobilizimin kundër të gjitha formave të dhunës me bazë gjinore.

Përmes artit dhe gjuhës feministe, Ms. Indefinite riktheu në vëmendje rëndësinë e zërit, përvojave dhe të drejtave të grave, duke e shndërruar performancën në një thirrje për solidaritet dhe angazhim kundër dhunës.

Figura e tanishme s’ka tekst alternativ. Emri i kartelës është: 931604703_2042238349795591_4804722056125758576_n.jpg