Paris Saint-Germaini po përgatit një lëvizje të rëndësishme në merkaton e janarit, ku njëri prej emrave në listën e kampionëve të Evropës është anësori i Athletic Bilbaos, Nico Williams.
Sipas raportimeve nga mediat franceze, gjiganti parisien po shqyrton mundësinë e transferimit të spanjollit për të shtuar freski dhe cilësi në repartin ofensiv, transmeton IndeksOnline.
Kjo lëvizje vjen pas problemeve të mëdha në sulm për skuadrën e drejtuar nga Luis Enrique, si pasojë e lëndimeve të rënda të Desire Doue dhe Khvicha Kvaratskhelias.
Të dy lojtarët kanë pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar të gjurit dhe do të jenë jashtë fushave për një kohë të gjatë.
Megjithatë, realizimi i transferimit të Nico Williamsit paraqet vështirësi të konsiderueshme, ai ka kontratë afatgjatë me Athletic Bilbaon deri në vitin 2035, si dhe një klauzolë lirimi që kalon shifrën e 90 milionë eurove.
Vetë futbollisti në shumë raste ka bërë të ditur se dëshiron të vazhdojë aventurën e tij te klubi bask, çka e bën misionin e parisienëve edhe më të vështirë.
