Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Sabah FC dhe Barcelonës, që po zhvillohet në stadiumin olimpik të Bakut, me katalanasit që shkojnë në pushim me epërsi minimale 1-0, transmeton IndeksOnline.

Golin e vetëm dhe të avantazhit për skuadrën e Barcelonës e realizoi sulmuesi anglez, Anthony Gordon, në minutën e 31-të të takimit, duke përfituar nga një gabim i portierit vendas.

Vetëm dy minuta më vonë, në minutën e 33-të, Gordon gjeti sërish rrugën e rrjetës për ta dyfishuar epërsinë, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje (offside).

Mbetet të shihet se çfarë do të sjellë pjesa e dytë në Baku. /IndeksOnline/