Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka udhëtuar për në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin e liderëve të rajonit, në kuadër të Iniciativës Brdo-Brijuni.

Presidenca ta se samiti Brdo-Brijuni organizohet nga presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, Nataša Pirc Musar dhe Zoran Milanović, ndërkaq presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, është nikoqire e takimit në Ohër.

Në kuadër të samitit, Presidentja Shiroka Pula do të marrë pjesë sonte në darkën e përbashkët me liderët e rajonit.

“Iniciativa Brdo-Brijuni synon të nxisë bashkëpunimin rajonal dhe t’i lehtësojë përpjekjet e vendeve të rajonit në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian”, tha Presidenca.