Komuna e Gjakovës po bëhet gati për festat e fundvitit.

Kjo komunë ka dhënë kontratë në vlerë rreth 100 mijë euro për organizimin e festave të fundvitit.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, operatori ekonomik përfitues është “Adhurim Haraqia B.I.”, ndërsa kontrata është dhënë më 19 nëntor 2026 dhe parashihet të nënshkruhet më 26 nëntor, raporton IndeksOnline.

Për këtë kontratë kishin ofertuar dy operatorë ekonomikë. Oferta e përzgjedhur ishte 99,280 euro, ndërsa oferta tjetër e përgjegjshme ishte 99,800 euro.

Kontrata ka kohëzgjatje prej 24 muajsh, ndërsa vlera e parashikuar fillimisht ishte 100 mijë euro. /IndeksOnline/