Juventusi ka shënuar fitore të rëndësishme në Ligën e Evropës, duke e mposhtur Omonian e Nikosias me rezultat 4:1.
Skuadra e Luciano Spallettit nuk e nisi mirë takimin, pasi mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 15-të, me golin e Lubomir Satkës.
Megjithatë, reagimi i bardhezinjve ishte i menjëhershëm. Andrea Cambiaso barazoi shifrat në minutën e 37-të, ndërsa Jeff Ekhator realizoi për 2:1 vetëm gjashtë minuta më vonë.
Në pjesën e dytë, Juventusi vazhdoi dominimin dhe e vulosi fitoren me dy gola të tjerë. Francisco Conceição shënoi në minutën e 68-të, ndërsa Jérémie Boga në minutën e 73-të vendosi rezultatin përfundimtar 4:1.
Kështu, Juventusi arkëton tri pikë të rëndësishme në garën evropiane, duke vazhduar rrugëtimin në Ligën e Evropës me ambicie për të siguruar një vend sa më të mirë në fazën e ligës.
