Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka zhvilluar një bisedë me presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, e cila ka rikonfirmuar mbështetjen e vendit të saj për integrimin evropian të Kosovës.
Përmes një postimi në X, Pirc Musar ka bërë të ditur se me presidenten e Kosovës ka diskutuar për reformat, bashkëpunimin ekonomik dhe stabilitetin.
Ajo ka theksuar se dialogu dhe respektimi i marrëveshjeve janë kyç për paqe të qëndrueshme në rajon.
Takimi i presidenteve është bërë në kuadër të takimeve të Brdo-Brionit. /Gazeta Express
🇸🇮🤝🇽🇰 Kosovo lahko še naprej računa na podporo Slovenije pri evropskem povezovanju. Z novo predsednico Justino Shiroko Pulo sva govorili o reformah, gospodarskem sodelovanju in stabilnosti. Dialog ter spoštovanje dogovorov sta ključna za trajen mir v regiji. #BrdoBrioni https://t.co/RyYJam0nby
— Nataša Pirc Musar (@nmusar) November 27, 2026
