Ushtruesi i detyrës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Çupiq, ka deklaruar se politika e jashtme e Serbisë do të jetë e balancuar, e parashikueshme dhe e qëndrueshme. Ai i bëri këto komente gjatë samitit të liderëve të Procesit Brdo-Brioni, që po mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Ai tha se rajoni i ka dhënë botës Delçevin, Andriqin dhe Ismail Kadarenë
Pastaj, Çupiq ka thënë se Serbia e kupton rëndësinë e ideve të paraqitura në draftin e deklaratës së samitit, duke përmendur solidaritetin dhe demokracinë si nevoja të rëndësishme për rajonin.
Megjithatë, ai ka theksuar se Serbia ka obligim t’i mbrojë interesat e Serbisë dhe të ruajë dinjitetin në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Duke folur për bashkëpunimin rajonal, Çupiq ka thënë se vendet e rajonit kanë nevojë të bashkëpunojnë dhe të përparojnë, ndërsa ka shprehur bindjen se marrëdhëniet ekzistuese mund të përmirësohen.
Çupiq ka sqaruar se, në cilësinë e kryetarit të Kuvendit të Serbisë që përkohësisht ushtron detyrën e presidentit, nuk ka kompetenca për të formuluar dhe zbatuar politikën shtetërore. /Gazeta Express
