Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe se hapja e negociatave është bërë urgjente në kuadër të dinamikës së re të zgjerimit të BE-së.
Në një status në X, Kurti ka njoftuar se ka marrë pjesë në Samitin e 6-të të Planit të Rritjes, të organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë, dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel.
Në takim, ku morën pjesë edhe komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, dhe përfaqësues të vendeve të rajonit, është diskutuar për reformat dhe integrimin në Tregun e Përbashkët të BE-së.
Kurti ka theksuar se Kosova, me stabilitet të plotë institucional, po i përmbush me ritëm të shpejtë zotimet që dalin nga Plani i Rritjes.
Ai ka përmendur edhe pesë marrëveshjet e mobilitetit të Procesit të Berlinit, të cilat Kosova i ka ratifikuar, duke theksuar se njohja e diplomave ende mbetet çështje e pazgjidhur.

Sa u përket marrëveshjeve rajonale, Kurti ka kërkuar që fondet e Bashkimit Evropian të shërbejnë si nxitje për zbatimin e tyre, në mënyrë që vendet që zbatojnë më shumë marrëveshje të përfitojnë më shumë.
Megjithatë, Kosova tashmë ka humbur 43.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, për shkak të mosrealizimit të reformave brenda afateve të përcaktuara. Këto mjete pritet t’u rishpërndahen tri vendeve të rajonit: Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.
From Brussels to Tirana: two days after the EU–Western Balkans Summit, I attended the 6th Growth Plan Summit, hosted by PM Rama, with Commissioner Kos and representatives from the region, on reforms and our integration into the EU Single Market.
With full institutional stability, we are now delivering on our Growth Plan commitments at full speed.
Kosova has ratified all five Berlin Process mobility agreements, yet the recognition of diplomas is still pending. On regional agreements, EU funds should be an incentive: those who implement more should gain accordingly.
Our request for candidate status and accession negotiations has always been important. Kosova has earned it on merit. With the momentum for enlargement, it is now urgent.
— Albin Kurti (@albinkurti) November 27, 2026
