Me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, me program kulturor në Sallën e kulturës në Drenas, Ramiz Lladrovci ka shkruar se kjo është ditë e shenjtë për kombin shqiptar.

Postimi i tij në fb:

Dita e 28 Nëntorit, është data me ngjarjet më madhore të kombit, ditë feste, kujtese e krenarie për kombin shqiptar.

Në këtë datë, bëhet bashkë kombi i tërë me Gjergj Kastriotin Skënderbeun, Ismail Qemalin, Adem Jasharin dhe UÇK-në duke kujtuat kontribuesit e lirisë, çlirimit dhe dinjitetit kombëtar.

Sot, këtë ditë të shenjtë, me program cilësor e shënuam në Sallën e kulturës, nën organizimin e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Krenari.

Shqiptarë kudo jeni, gëzuar 28 Nëntori!