Një vendim i QKUK-së, për banorët e rrugës “Holger Petersen”, po vlerësohet si i padrejtë.

Në një njoftim zyrtar disa ditë më parë, QKUK-ja ka deklaruar se objektet pa leje në oborrin e saj do të rrënohen, teksa hapësirat e ozurpuara do t’iu kthehen qytetarëve.

“Komisioni i posaçëm i QKUK-së, i formuar në mars të këtij viti, ka verifikuar gjendjen pronësore në bashkëpunim me Drejtorinë e Kadastrit të Komunës së Prishtinës, përmes ortofotove dhe planeve kadastrale. Sipas të dhënave kadastrale, brenda oborrit të QKUK-së nuk figuron asnjë pronë private” thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Me këtë vendim nuk po pajtohet Skender Januzi, banor në këtë zonë.

Në një deklarim për IndeksOnline, Januzi ka thënë se ai jeton aty prej paraluftës, duke shtuar se nuk e di se ku do të shkojë tash e tutje.

“Unë kam punu në Ramiz Sadik. Këtu jam i vendosur me vendim të Kombinatit Ndërtimor Industrial. Nuk e kam pasur idenë se e kujt është prona. Ramiz Sadiku ma ka dhënë, atë e njoh si autoritet, ai më ka vendosë këtu, me vendim të përhershëm” tha Januzi.

Sipas tij, njoftimi i është dhënë vëllait të tij, bashkë me ultimatumin për të liruar barakën më së largu në prill të vitit të ardhshëm, teksa vet Skenderit i kanë thënë ta lirojë brenda 15 ditëve.

“Nuk na ka thirrë kërkush e as s’ka bisedu kërkush me neve. Çka bajmë, tek bajmë, nuk e di. Nuk kam ku me shku. Krejt atë gajle e kam. Duhet me i qitë këtu krejt ato pajisje që i kam. Tybe në paça ku me shku” tha ai.

Ky është materiali i plotë: