Manchester Unitedi mund të përballet me konkurrencë të fortë në garën për transferimin e mesfushorit argjentinas, Nico Paz, i cili po shkëlqen me Comon në Itali.

22-vjeçari është njëri prej emrave më të kërkuar në tregun e transferimeve, ndërsa Manchester Unitedi vazhdon të konsiderohet ndër favoritët për sigurimin e shërbimeve të tij.

Megjithatë, kualifikimi në Ligën e Kampionëve mund të luajë rol të rëndësishëm në vendimin e futbollistit për klubin e ardhshëm.

Në garë është futur edhe Arsenali. Sipas raportimeve, trajneri Mikel Arteta është shumë i interesuar për ta sjellë argjentinasin në “Emirates Stadium”.

Paz, i cili më parë ishte pjesë e Real Madridit, thuhet se nuk dëshiron të rikthehet te gjiganti spanjoll, duke lënë të hapur mundësinë e një aventure të re në Premierligë.

Kështu, Arsenali dhe Manchester Unitedi pritet të jenë dy prej klubeve që do të luftojnë për nënshkrimin e tij.