Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka shënuar festën e 28 Nëntorit në qytetin e Elbasanit, në një atmosferë bashkimi dhe krenarie kombëtare.
Me rastin e Ditës së Flamurit, Ramadani ka ndarë momente nga kremtimi në Elbasan, ku ka qenë i shoqëruar nga deputeti Adi Qose, nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Evis Kushi, deputetja Sara Mila, kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, si dhe miq të tjerë, transmeton IndeksOnline.
Përmes një mesazhi, Ramadani ka shprehur kënaqësinë dhe nderin që këtë festë të rëndësishme kombëtare ta shënojë së bashku me miq në qytetin historik të Elbasanit.
“Urime 28 Nëntorin Shqipëri sot nga Elbasani. Nder i veçantë që festën tonë të përbashkët ta shënojmë të bashkuar në qytetin historik të Elbasanit”, ka shkruar Ramadani.
