Kryeministri Edi Rama mirëpret figura politike rajonale në Samitin e Diasporës, vlerëson Abazoviqin si “të papërsëritshëm”

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Tiranë, në kuadër të Samitit të Diasporës, figura të rëndësishme politike shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Në mesin e të pranishmëve ishin ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, si dhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Pikërisht këtë të fundit, Rama e përshkroi si “të papërsëritshëm”.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi rëndësinë e bashkësisë shqiptare në rajon, duke deklaruar: “Kudo ku shqiptarët jetojnë rreth e rrotull kufijve të Shqipërisë, duke filluar nga shteti tjetër i pavarur shqiptar, Kosova, dhe më pas me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët, siç theksoi ai, janë një popull shtetformues i republikës fqinje dhe mike të RMV-së, e duke vijuar edhe me shqiptarët në Mal të Zi e gjetkë.”

Më tej, ai shprehu falënderimet për praninë e personaliteteve të larta: “Me këtë rast, dëshiroj të falënderoj për praninë Ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcën, Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin, mikun tim të vjetër dhe të pazëvendësueshëm, Ali Ahmetin, dhe padyshim, mikun tim të padiskutueshëm dhe të papërsëritshëm, Dritan Abazoviq,” citoi Rama.