Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, ka publikuar para disa orësh një video me binjakët e saj, shkruan IndeksOnline.
Videoja ka marrë vëmendjen e ndjekësve, por jo të gjithë kanë pasur komente pozitive.
Disa prej tyre e kanë kritikuar Xhulin, duke vënë në pah mënyrën se si ishte vendosur njëri prej fëmijëve në djep, pasi sipas tyre, ai ishte pozicionuar në drejtim të kundërt.

Pamjet kanë nxitur reagime në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë komentuar detajin që u ra në sy gjatë videos.

