Komisioni për Ekonomi ka miratuar në parim Projektligjin për Energjinë, me pesë vota pro. Sipas ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ky projektligj synon të forcojë mbrojtjen e konsumatorëve dhe të përafrojë sektorin e energjisë me standardet e Bashkimit Evropian. Diskutimi mbi këtë çështje u shoqërua me kritika nga deputetët e opozitës, të cilët shprehën shqetësime për centralizimin e kompetencave dhe cenimin e rolit të rregullatorit.