Përplasje në Tiranë: Protestuesit hedhin gurë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë janë rinisur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Një grup protestuesish ka hedhur gurë në drejtim të autobotëve të policisë, të cilët ishin pozicionuar në atë zonë.

Si reagim, efektivët e policisë kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të zmbrapsur protestuesit.